Deri më sot 10 deputetë të Kosovës të infektuar me COVID-19

Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës deputetja nga radhët e Lidhjës Demokratike të Kosovës, Besa Gaxherri ka propozuar që të futet në rend të ditës ndryshimi i rregullores së Kuvendit, që ia mundëson deputetëve mbajtjen e seancave nga largësia, për shkak të shtimit të numrit të personave të prekur me koronavirus.

Në emër të LDK’së e ngris propozimin tuaj si mocion që ne ta ndryshojmë rregulloren e Kuvendit dhe të kemi mundësi që të punojmë nga largësia, për shkak se deri më tani 10 deputetë janë të infektuar, unë besoj se një numër më i madh prej nesh janë të infektuar” ka thënë Gaxherri.

Tutje ajo ka kërkuar të takohen përfaqësuesit e grupeve parlamentare me një tekst të thjeshtë që seanca të mbahet nga largësia për ndonjë afat të caktuar kohor.

Ju kisha lutë znj.kryetare dhe juve deputetë që ne sot ta marrim këtë veprim ta ndryshojmë rregulloren dhe të ia japim mundësinë vetes që mos të ngecin proceset siç ishte propozimi që bëri kolegia”, tha deputetja.

Këtë çështje, kryeparlamentarja Vjosa Osmani tha se e ka ngritur që nga muaji mars.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.