Deri më 25 nëntor nuk ka targa të automjeteve!

13.11.2019

Mungesa e targave të automjeteve tek qytetarët e Republikës së Kosovës ka ngjallur pakënaqësi dhe se po përballen me një problem serioz. Një qytetare ka thënë se më shumë se një javë vetura e saj po qëndron në Doganë për arsye të mungesës së targave e disa qytetarë të tjerë kohëve të fundit janë detyruar […]

Deri më 25 nëntor nuk ka targa të automjeteve! Foto: Ilustrim

Mungesa e targave të automjeteve tek qytetarët e Republikës së Kosovës ka ngjallur pakënaqësi dhe se po përballen me një problem serioz.

Një qytetare ka thënë se më shumë se një javë vetura e saj po qëndron në Doganë për arsye të mungesës së targave e disa qytetarë të tjerë kohëve të fundit janë detyruar të vendosin targa të komunave të tjera pasi që ka mungesë.

E për këtë çështje, IndeksOnline e ka kontakuar Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB), të cilët kanë njoftuar se tashmë është shpallur kompania fituese për furnizim me targa.

Po ashtu sipas një përgjigje nga MPB qytetarët duhet të presin deri më 25 nëntor pasi që nuk do të kenë mundësi të marrin targa të reja. Kjo pasi që derisa të përfundojnë të gjitha procedurat që kërkohen për nënshkrimin e kontratës.

Ndërsa nga data 25 nëntor të gjithë qytetarët mund të drejtohen tek Qendrat për Regjistrim të Automjeteve tek të gjitha komunat e Kosovës, që të pajisen me targa.

“Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Kosovës, njofton të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, se është shpallur kompania fituese për furnizim me targa. Ju njoftojmë se pas përfundimit të gjitha procedurave që kërkohen, pas nënshkrimit të kontratës që do të bëhet me datë: 19.11.2019, qytetarët nga data 25 nëntor, mund të drejtohen tek Qendrat për Regjistrim të Automjeteve tek të gjitha komunat e Kosovës, që të pajisen me targa”, kanë thënë nga MPB.