Deri kur do të zgjasë i nxehti afrikan – flet Sylë Tahirsylaj

23.06.2021

Jemi duke hyrë në stinën më të nxehtë të vitit, në verë, ku temperaturat arrijnë deri në pothuajse pikën maksimale. Njëashtu edhe gjatë kësaj jave në vendin tonë, temperaturat në nivel vendi pritet të arrijnë deri në 37 gradë Celsius. Lidhur me këto temperatura përvëluese por edhe atë se sa do të zgjasin ka folur […]

Deri kur do të zgjasë i nxehti afrikan – flet Sylë Tahirsylaj Foto: Ilustrim

Jemi duke hyrë në stinën më të nxehtë të vitit, në verë, ku temperaturat arrijnë deri në pothuajse pikën maksimale.

Njëashtu edhe gjatë kësaj jave në vendin tonë, temperaturat në nivel vendi pritet të arrijnë deri në 37 gradë Celsius.

Lidhur me këto temperatura përvëluese por edhe atë se sa do të zgjasin ka folur në emisionin Ora Shtatë në Klan Kosova, meteorologu i njohur, Sylë Tahirsylaj.

“Temperaturat minimale në shkallë vendi do të luhaten nga 16 – 19 C, ndërsa temp. max. nga 34-36 C . Do të ketë erë nga ana e jugut dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-4 m/s pra është një situatë sinoptike e cila nuk përkon fort me lartësinë mbidetare që e ka vendi ynë”, tha ai.

Këto masa do të jenë të paqëndrueshme meqenëse sipas Tahirsylës, “vlerat e shtypjes atmosferike me një periudhë mbi 30 vjeçare janë ma të larta sesa ato normale të gjerësisë dhe gjatësisë gjeografike të Republikës së Kosovës”.

Më tutje, Tahirsylaj bëri me dije se duke filluar nga dita e shtunë deri të hënën, do të ketë një ulje të theksuar të temperaturave, këto masa mund të shkaktojnë ndonjë rigë të dobët dhe ndonjë shkarkim fare të dobët në lokalitete  por jo në shkallë vendi, njofton Klankosova.tv.

Ndryshe gjatë ditës së djeshme Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka apeluar tek qyetarët për kujdes të shtuar pasi që temperaturat e larta janë rikthyer.

Nga IKSHPK kanë thënë se temperaturat e larta që mbretërojnë në sezonin e verës ndikojnë negativisht në organizmin e njeriut sidomos te të moshuarit.

Po ashtu IKSHPK ka theksuar se gjatë ekspozimit në diell për një kohë të gjatë mund të pësojmë goditje nga të nxehtit e që çon deri në dehidrim të organizmit, ngërçe, vjellje, çrregullim diarreike, skuqje si dhe djegie të lëkurës kështu duke komplikuar sistemin kardiovaskular deri në insufiçiencë renale.