Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat mbi fluksin në kufi.

Sipas kësaj qendre, më së shumti pritje ka në dalje në Merdarë, deri në 120 minuta, kurse kolonë deri 700 metra.

Ndërsa në pikëkalimin te Dheu i Bardhë pritjet janë deri në 30 minuta.

Në pikat tjera s’ka kolona as në hyrje as në dalje.