Dërgohet në spital pa shenja jete një person nga Dragashi, Policia nis hetimet

07.02.2024

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Spitalin Rajonal në Prizren, ku një person nga Dragashi është dërguar pa shenja jete.

Dërgohet në spital pa shenja jete një person nga Dragashi, Policia nis hetimet Foto: Ilustrim

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, të cilët bëjnë me dije se viktima është i gjinisë mashkullore nga Dragashi.

Në Spitalin Rajonal të Prizren është sjellë  pa shenja jete një mashkull kosovar.  Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion. Rasti në hetime”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja lidhur me rastin.