Dërgimi i Ligjit për Pagat në Kushtetuese, Policia e Kosovës paralajmëron greva

05.12.2019

Dërgimi i Ligjit për Pagat në Gjykatën Kushtetuese nga ana e Avokatit të Popullit, Hilmi Jashari, po përcillet me kundërshtime edhe nga Policia e Kosovës Shaban Tasholli, nënkryetar i Sindikatës së Policisë së Kosovës, ka thënë për “Front Online” se pas dërgimit të këtij Ligji në Kushtetuese, nesër do të koordinohen edhe me sindikalistët e […]

Dërgimi i Ligjit për Pagat në Kushtetuese, Policia e Kosovës paralajmëron greva Foto: Ilustrim

Dërgimi i Ligjit për Pagat në Gjykatën Kushtetuese nga ana e Avokatit të Popullit, Hilmi Jashari, po përcillet me kundërshtime edhe nga Policia e Kosovës

Shaban Tasholli, nënkryetar i Sindikatës së Policisë së Kosovës, ka thënë për “Front Online” se pas dërgimit të këtij Ligji në Kushtetuese, nesër do të koordinohen edhe me sindikalistët e arsimit dhe shëndetësisë, të cilët poashtu kanë pakënaqësi me veprimin e Avokatit Jashari, për t’i diskutuar hapat e mëtutjeshëm.

“Për nesër e kemi lënë një takim me Sindikatën e Arsimit dhe të Shëndetësisë për t’i koordinuar veprimet e mëtutjeshme. Paraprakisht ne u kemi treguar Avokatit të Popullit se jemi të pakënaqur me propozimin e tij që Ligji të dërgohet në Kushtetuese. Ne do t’i parashohim të gjitha veprimet si masë kundërshtuese, përfshirë edhe greva”, ka thënë Tasholli për “Front Online”, duke shtuar se Avokati i Popullit nuk i ka marrë parasysh kërkesat e tri sindikatave, të cilat përfaqësojnë 60 mijë punëtorë të sektorit publik.