Marrëveshja Deputetja e VV-së ka edhe një kërkesë të fundit për LDK-në

Sot do të mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës me fillim prej orës 15:00, por Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje (LVV) nuk kanë arritur ende asnjë marrëveshje për bashkëqeverisje.

Nënkryetarja e Vetëvendosjes, Arbëri Nagavci e ka ftuar LDK-në që edhe njëherë të reflektoj për marrëveshjen me LVV-në me qëllim të bashkëqeverisjes.

Nagavci një ftesë të tillë e ka bërë përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ku ka shkruar se kërkon të besoj se ka ende nga LDK-ja që duan ndryshimin e menjëhershëm që i duhet vendit dhe që deklarimet që LDK dha dikur në fushatë të mos janë të pavërteta për LDK-në që ende ka zëra e mendje racionale që duan të marrin vendime për të mirën e Kosovës.

Po ashtu ajo ka shkruar se këta zëra duhet të dëgjohen sot dhe të shkojnë në seancë me një marrëveshje të përbashkët.

Nagavci tha se interesi i vendit është krijimi i menjëhershëm i institucioneve të vendit.

Shkrimi i saj i plotë:

Dua të besoj se në LDK ka të tillë që e duan ndryshimin e menjëhershëm që i nevoitet vendit.
Dua të besoj se deklarimet elektorale s’kanë qenë farsë e fjalë koti.
Dua të besoj se ka zëra e mendje racionale që marrin vendime në të mirë të vendit.
Këta zëra duhet t’i dëgjojmë sot, tani.

Pres që diskutimet të jenë të bazuara në interesin e vendit.
E interesi i vendit është krijimi i menjëhershëm i institucioneve, hapja rrugë profesionistëve e vendosja e standardeve të reja në qeverisje, në udhëheqje, në drejtësi, gjithandej në shoqëri.

Nuk kemi kohë për të humbur, nuk kemi luksin të dekurajojmë rininë e as nevojë të mobilizohemi dhe një herë për zgjedhje.

Energjia që do të shpenzohej për të na sjellur në të njejtën situatë, ku LV! del sërisht e para, ( edhe pse me siguri me numër më të madh të deputetëve) do duhej orjentuar në mirqeverisje që tani. Kemi shumë punë përpara.

Ka kohë akoma deri te fillimi i seancës. Pas kësaj vazhdohet me tjera afate. Ne jemi për të gjetur zgjidhje, por jo përtej çdo racionaliteti.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.