Deputetja e LDK-së: VV po synon ta kap shtetin duke e marrë Kuvendin, Kryeministrin e Presidentin

Besa Gaxherri

Deputetja e LDK-së: VV po synon ta kap shtetin duke e marrë Kuvendin, Kryeministrin e Presidentin

Dje me fillim prej orës 17:00 u mbajt takimi i radhës mes LDK-së e LVV-së dhe ambasadorëve të QUINT-it me qëllim të arritjes së koalicionit qeverisës, por pas gjithë atyre përpjekjeve me orë të tëra përsëri nuk pati rezultat pozitiv.

Palët nuk kanë lëvizur nga kërkesat e tyre edhe pse ky takim u konsiderua si përfundimtar dhe se kishte shpresë pasi që ky takim u mbajt në prezencë të ambasadorëve të QUINT-it dhe shefes së Zyrës së BE-së.

Ndonëse ky takim u konsiderua si përfundimtar, por asnjë palë nuk i ka shpallur të dështuara negociatat dhe nuk kanë përjashtuar takimet e radhës.


Ndërsa deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës Besa Gaxherri, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se po dëshiron të kap shtetin duke marrë pushtetin e plotë në legjislativ, ekzekutiv dhe Presidencë.

Gaxherri për GazetaBlic tha se Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) nuk do të lejojë që në asnjë mënyrë të ndodh kapja e shtetit, kështu duke kundërshtuar marrëveshjen për koalicion me Lëvizjen VETËVENDOSJE! (LVV).

“Lidhja Demokratike e Kosovës po kërkon me këmbëngulje që ndarjen e pushtetit të kemi në mënyrë propercionale, jo vetëm sic po thuhet për pushtet, por vërtetë për demokraci duhet që pushteti të ndahet në mënyrë propercionale, askush nuk duhet të lejojë që një parti të ketë Kryetarin e Kuvendit, Kryeministrin dhe Presidentin. Në këtë drejtim po shkon Lëvizja Vetëvendosje, e cila e ka marrë Kryetarin e Kuvendit njëanshëm, po kërkon nga ne me votu edhe Kryeministrin dhe po punon që ta ketë edhe Presidentin. Kjo vetëm që nuk ka besim ndërmjet dy subjetkeve politike, por kjo është e dëmshme për vendin dhe me vetëdijen politike që e ka LDK-ja nuk do të lejojë. Po e përsëris, jo për pushtetin por për shtetin”, u shpreh Gaxherri.

Se VV synon ta marrë nën kontrollë edhe funksionin e Presidentit, sipas Gaxherrit është mungesa e garancisë nga partia e Albin Kurtit, se do ta mbështesin kandidatin e propozuar nga LDK për President.

“Në qoftë se VV-ja nuk është e gatshme me nda në mënyrë propercionale pushtetit deri në zgjedhjen e presidentit, ajo deri më tani nuk ka garantuar se do ta mbështes kandidatin e LDK-së, ajo thotë se do të mundohemi që me LDK-në ta gjejmë një kandidat konsensual, nëse nuk mundemi LDK do ta propzojë, por LDK nuk duhet të bashkëpunojë me PAN-in për t’i siguruar votat. Vetëvendosje nuk është serioze as për Presidentin, prandaj kështu nuk shkon, dhe mua po me vjen shumë keq që qytetarët e vendit nuk po e din të gjithë çfarë po ndodh, sepse nuk është në pyetje për të marrë pushtet por është në pytje për të mos lejuar që dikush të kap tërësisht pushtetin dhe shtetin”, ka deklaruar ajo.

Ndryshe dje pas takimit mes LDK-së e LVV-së ka folur kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje duke thënë shkurt se nuk ka marrëveshje dhe se VV-ja nuk pranon ujdi të stilit “merre ose lëre”.

“Nuk ka përafrim të pozicioneve mes dy subjekteve. Ne i kemi dhënë dy propozime prejse kemi dërguar emrin tim tek presidenti për mandatarin, mirëpo për marrëveshje nevojitet pajtim i dyanshëm. Nuk mund të bëjmë marrëveshje merre ose lëre”, ka thënë Kurti.

Po ashtu pas takimit të djeshëm ka folur edhe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa  i cili ka thënë se i informuan ambasadorët e QUINT-it në lidhje me përpjekjet për arritjen e marrëveshjes me VV-në.

Ai ka thënë se VV-ja duhet të pranojë kushtet e LDK-së.

“Biseduam me LVV për mundësinë e një koalicioni. Informuam edhe ambasadorët e QUNIT-it sepse ata kishin për qëllim për t’u informuar jo për ndërmjetësim”.

“Si LDK ne jemi të bindur se zgjidhja që e kemi ofruar kohët e fundit i kontribuon marrëveshjes qeverisëse që balancon mbi bazat e besimit qytetarë të zgjedhjeve të vitit të kaluar. Mbesim të hapur nëse LVV i pranon kushtet tona për bashkëqeverisje”, ka thënë Mustafa.

KOMENTE0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

N'minuta
Zëri i Qytetarëve
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Digjet një veturë në autostradë, afër fshatit Gelancë të Suharekës
Digjet një veturë në autostradë, afër fshatit Gelancë të Suharekës