Deputeti tha se Kosova herët apo vonë do të njihet nga Ukraina dhe se duhet të përgatitet fortë për t’u anëtarësuar në Evropë.
Tutje tha se pa anëtarësim në Këshillin e Evropës nuk e sheh rrugën e Kosovës drejt Bashkimit Evropian.
“Gocharenko- Kosova duhet të përgatitet. Kosova duhet të jetë mjaft e fortë. Duhet të anëtarësohet në Evropë, para sa gjithash ne institucione të tilla si Këshilli i Evropës, sepse pa anëtarësim në Këshillin e Evropës nuk e shoh rrugën e Kosovës drejt Bashkimit Evropian. Dhe ky duhet të jetë hapi i parë dhe të bëhet gjithçka e mundur për këtë”, tha ai për A2CNN.
Kujtojmë se Gonçarenko e mbështetë vazhdimisht Kosovën nga Parlamenti i Ukrainës.