Deputeti Shala uron besimtarët e fesë islame për Fitër Bajram

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dega Suharekë, njëherish edhe deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e kësaj partie, Ardian Shala ka uruar besimtarët e fesë islame për festën e Fitër Bajramit.

Deputeti Shala përmes një njoftimi në Facebook ka uruar besimtarët e fesë islame festën e Fitër Bajramit, ditën ku forcohen lidhjet dhe ndjenjat njerëzore.

Shala ka shkruar se Festa e Fitër Bajramit është një shembull i përhershëm për të gjithë ne se si duhet vepruar njeriu i devotshëm duke ftuar në paqe, mirësi, tolerancë dhe dashuri ndërvllazërore.

Shkrimi i plotë i deputetit Ardian Shala:

Të nderuar miq, besimtarë të fesë islame,

Me rastin e përfundimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, muajit të sakrificës fizike e shpirtërore, pranoni urimet e mia më të sinqerta për festën e Fitër Bajramit (ditës ku forcohen lidhjet dhe ndjenjat njerëzore) me dëshirën më të madhe që agjërimi, dhe të gjitha veprat tuaja gjatë Ramazanit, të jenë pranuar nga ana e Zotit dhe të shpërbleheni me të mirat e tij.

Festa e Fitër Bajramit është një shembull i përhershëm për të gjithë ne se si duhet vepruar njeriu i devotshëm duke ftuar në paqe, mirësi, tolerancë dhe dashuri ndërvllazërore.

Këto ditë madhështore të cilat bartin në vete vlerën e humanitetit, sakrificës, barazisë në mes të njerëzve, uroj që të gjithë besimtarët t’i gjejnë në harmoni, unitet dhe mbarësi në të gjitha sferat!