Deputeti nga Suhareka, Salih Zyba paditë Nenad Rikallon, Memli Krasniqin dhe Blerand Stavilecin, kjo është arsyeja

Deputeti nga Suhareka, Salih Zyba paditë Nenad Rikallon, Memli Krasniqin dhe Blerand Stavilecin, kjo është arsyeja
Çlirim Gashi

02.08.2019 / Lajme

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e VV-së, Salih Zyba, dorëzoi kallëzimin penal për ish ministrat e Bujqësisë, Nenad Rikallo, Memli Krasniqi, Blerand Stavileci, sekretarin e Ministrisë së Bujqësisë, Halim Kapllani, drejtorin e Agjencisë së Zhvillimit të Bujqësisë, Ekrem Gjokaj dhe ish drejtorin e kësaj agjencie, Elhami Hajdari.

VV ka kërkuar nga prokuroria që të mos vonohet me këto hetime, “tashmë ka fakte të bollshme prej fermerëve, prej këtij kallzimi e veçanërisht prej Raportin e performancës së Auditorit lidhur me procesin e menaxhimit të granteve dhe subvencioneve në sektorin e bujqësisë”, thuhet në reagim.

Tutje, VV sqaron se ky kallëzim penal mbulon dy çështje, grantet në shumën 4 milionë euro të dhëna për 4 konzurciome dhe një kompani secila prej tyre e lidhur drejtpërdrejtë me drejtues politkë dhe ish ministra si dhe keqpërdorimet prej vitit 2014 në këtë fushë.

“Vitin e fundit në Ministrinë e Bujqësisë u sajua një masë e veçantë, në shpërputhje të plotë me vet kriteret e kësaj ministrie. Mandej edhe këto kritere ilegjitime të bëra publike për këtë masë fiktive, nuk u morën parasysh.

Kompanitë që i fituan ato janë: Konzorciumit “NOVUS” SHPK-Pleurat Halili/Sofra Distribution SH.P.K/Blerim.B SH.P.K/ Catering Prishtina SH.P.K”, për projektin e ndërtimit e tregut të produkteve bujqësore në Prishtinë, “Horec Agromarket”, i janë dhënë 1 milionë euro, “Konzorciumi Dhemetra” – Armend Malazogu, Moea.shpk, i janë dhënë 1 milionë euro për ndërtimin e e kapaciteteve për prodhimin e plehut organik dhe ndikimin në mjedis, Zubin Potok D.O.O. – Rade Utovic, i janë dhënë 1 milionë euro për investime në objekt për magazinimin dhe ruajtjen e frutave si dhe në modernizimin e objekteve tjera përcjellëse-magazinimin dhe ftohjen e depove futjen e pajisjeve dhe të teknologjisë së re si dhe “Konzorciumit-NTP Arena Engineering-Kamer Elezaj/ D.P.T.Të shija/ Heron and Adea”, për “rritjen dhe therrjen e brojlerve” i janë dhënë 1 milionë euro”, thuhet në njoftim.

Më poshtë njoftimi i plotë:
Kallëzim penal për ish Ministrat e zyrtarët e Ministrisë së Bujqësisë – keqpërdorimet milionëshe me grantet

Grantet dhe subvencionet nga fondet publike janë të dedikuara për fermerët e bujqit tanë. E veçanërisht pë ata më në nevojë.

Praktika e qeverive të Kosovës deri më tash ka qenë krejt e kundërta. Grantet në vend se të shkojnë për ata që merren me bujqësi kanë shkuar për kompani milionëshe të cilat në shumicën e rasteve as nuk janë fermer e as nuk merren më këtë fushë drejtëpërdrejtë.

Sot deputeti i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Sali Zyba, anëtar i komisionit parlementar për këtë fushë, dorëzoi kallzimin penal për ish ministrat e Bujqësisë, Nenad Rikallo, Memli Krasniqi, Blerenda Staveleci, sekretarin e Ministrisë së Bujqësisë, Halim Kapllani, drejtorin e Agjencisë së Zhvillimit të Bujqësisë, Ekrem Gjokaj dhe ish drejtorin e kësaj agjencie, Elhami Hajdari.

Jemi të vetëdijshëm që tashmë dhjetra fermerë për vite të tëra kanë kallzuar në prokurori, në polici për keqpërdorimet e mëdha qoftë me grantet e qoftë me subvencionet. Qindra ankesa e padrejtësi kemi pranuar prej tyre në këtë drejtim.

Ndaj i kërkojmë prokurorisë që të mos vonohet me këto hetime, tashmë ka fakte të bollshme prej fermerëve, prej këtij kallzimi e veçanërisht prej Raportin e performancës së Auditorit lidhur me procesin e menaxhimit të granteve dhe subvencioneve në sektorin e bujqësisë.

Kallzim i sotshëm i mbulon dy çështje, grantet në shumën 4 milionë euro të dhëna për 4 konzurciome dhe një kompani secila prej tyre e lidhur drejtpërdrejtë me drejtues politkë dhe ish ministra si dhe keqpërdorimet prej vitit 2014 në këtë fushë.

Vitin e fundit në Ministrinë e Bujqësisë u sajua një masë e veçantë, në shpërputhje të plotë me vet kriteret e kësaj ministrie. Mandej edhe këto kritere ilegjitime të bëra publike për këtë masë fiktive, nuk u morën parasysh.

Kompanitë që i fituan ato janë: Konzorciumit “NOVUS” SHPK-Pleurat Halili/Sofra Distribution SH.P.K/Blerim.B SH.P.K/ Catering Prishtina SH.P.K”, për projektin e ndërtimit e tregut të produkteve bujqësore në Prishtinë, “Horec Agromarket”, i janë dhënë 1 milionë euro, “Konzorciumi Dhemetra” – Armend Malazogu, Moea.shpk, i janë dhënë 1 milionë euro për ndërtimin e e kapaciteteve për prodhimin e plehut organik dhe ndikimin në mjedis, Zubin Potok D.O.O. – Rade Utovic, i janë dhënë 1 milionë euro për investime në objekt për magazinimin dhe ruajtjen e frutave si dhe në modernizimin e objekteve tjera përcjellëse-magazinimin dhe ftohjen e depove futjen e pajisjeve dhe të teknologjisë së re si dhe “Konzorciumit-NTP Arena Engineering-Kamer Elezaj/ D.P.T.Të shija/ Heron and Adea”, për “rritjen dhe therrjen e brojlerve” i janë dhënë 1 milionë euro.

RAPORTO