Deputeti i VV-së: Presidenti Thaçi po mundohet ta parandalojë koalicionin VV-LDK
- 28.01.2020

Kur kanë mbetur edhe një javë deri në skadimin e afatit kushtetues për paraqitjen e kabinetit të ri qeveritar përpara Kuvendit të Kosovës nga i mandatuari për kryeministër Albin Kurti, ende nuk ka marrëveshje për koalicion nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës.
As në takimin e së hënës pasdite mes dy liderëve të kësaj partie nuk është arritur dakordimi, ndërsa sot është paralajmëruar një tjetër takim.
Ndërsa sot deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi ka thënë se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçin po punon për të ndaluar formimin e qeverisë mes LDK-së dhe VV-së.
Ai përmes Facebook ka thënë se presidenti Hashim Thaçi me siç ka thënë ai sejmenët e tij është duke punuar për dy qëllime pa ndërprerë.
Njëri nga ta, sipas Abazit është puna për të parandaluar formimin e qeverisë LV – LDK.
Tutje, ai ka shtuar se presidenti po vazhdon që të punojë për të realizuar ndarjen e Kosovës, si dhuratë për presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.
Postimi i plotë i Haki Abazit në Facebook:
“Thaçi me sejmenët tij kanë dy qëllime për të cilat po punojnë panderprerë: 1. Të parandalojnë formimin e qeverisë LVV- LDK dhe 2. Të realizojnë ndarjen e Kosovës – dhuratë për “dhurimin” e Vuçiqit.”