Deputeti i VV-së: Besoj shumë se të dielën do të arrihet marrëveshja VV-LDK

24.01.2020

Oferta e fundit që LDK i’a bëri LVV-së rezultoi pa sukses, ku këta të fundit e refuzuan duke thënë se nuk kthehemi para datës 25 dhjetor për shkarkimin e Glauk Konjufcës nga pozita e Kryetarit të Kuvendit. Ndërsa së fundmi pas mbledhjes së kryesisë së LDK-së në një konferencë për media Kryetari i LDK-së, Isa […]

Deputeti i VV-së: Besoj shumë se të dielën do të arrihet marrëveshja VV-LDK Foto: Ilustrim

Oferta e fundit që LDK i’a bëri LVV-së rezultoi pa sukses, ku këta të fundit e refuzuan duke thënë se nuk kthehemi para datës 25 dhjetor për shkarkimin e Glauk Konjufcës nga pozita e Kryetarit të Kuvendit.

Ndërsa së fundmi pas mbledhjes së kryesisë së LDK-së në një konferencë për media Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa i dha “ultimatum” LVV-së që deri në fund të javës të bëjmë marrëveshje ose jo.

Mandatarit për Kryeministër, Albin Kurtit i kanë mbetur edhe 11 ditë deri në përfundimin e afatit që t’ia paraqes për votim Kuvendit të Kosovës kabinetin e tij qeverisës.

Gjatë katër ditëve brenda afatit, nuk pati asnjë takim ndërmjet Albin Kurtit dhe Isa Mustafës, mirëpo njëri nga deputetët më të votuar të LVV-së, Mefail Bajqinovci, në një prononcim për gazetën “Bota sot” ka thënë se beson shumë që të dielën do të arrihet marrëveshja mes dy partive.

“Besoj shumë se të dielën do të arrihet marrëveshja. Ne i kemi dhënë ofertën LDK-së, që të marrin më shumë ministri”, është shprehur Bajqinovci.

Po ashtu Bajqinovci thotë se vetëm koalicioni VV-LDK do të sjellë perspektivë në Kosovë, pasi këtë e ka kërkuar vet populli.

“Kosova duhet të bëhet me Qeveri sa më shpejtë që të jetë e mundur. Suksesi i Kosovës, pritjet e qytetarëve, politika e jashtme dhe ajo me fqinjët si dhe reformat rrënjësore në vend, janë pashmangshëm të lidhura me jetësimin e koalicionit të fituesve të zgjedhjeve LVV dhe LDK. Këtë e do populli, këtë po e duan miqtë e Kosovës dhe kështu është rruga e ringritjes së perspektives së Kosovës”, theksoi deputeti Bajqinovci.

Ndërsa sa i përket takimit Kurti-Mustafa nënkryetarja e LVV-së, Fatmir Kollçaku dhe ajo e LDK-së, Vjosa Osmani kanë deklaruar se shumë shpejtë do të takohen dy liderët e këtyre subjekteve politike për mundësinë e një marrëveshje për bashkëqeverisje.