Deputeti i Vetëvendosjes: Këtë javë nënshkruhet koalicioni me LDK-në

09.12.2019

Ndonë se janë bërë dy muaj që nga mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës ende nuk është arritur një marrëveshje mes LDK-së dhe LVV-së për bashkëqeverisje. E për këtë çështje ka folur deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati i cili ka thënë se gjatë kësaj jave pritet të bëhet nënshkrimi […]

Deputeti i Vetëvendosjes: Këtë javë nënshkruhet koalicioni me LDK-në Foto: Albin Kurti dhe Isa Mustafa

Ndonë se janë bërë dy muaj që nga mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës ende nuk është arritur një marrëveshje mes LDK-së dhe LVV-së për bashkëqeverisje.

E për këtë çështje ka folur deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati i cili ka thënë se gjatë kësaj jave pritet të bëhet nënshkrimi në mes këtyre dy partive.

“Gjatë kësaj jave pritet nënshkrimi i koalicionit”, tha shkurtimisht Murati, raporton T7.

Kujtojmë se për një marrëveshje për bashkëqeverisje ishin angazhuar grupet punuese nga LDK dhe LVV, ku edhe u harmonizua programi qeverisës në 100%.

Ndërsa sot janë bërë një javë prej takimit mes liderit të LVV-së, Albin Kurtit dhe LDK-së, Isa Mustafa, por nuk u arrit asnjë marrëveshje, pasi që ngecje në bisedime kishin tek posti i presidentit.