Deputeti i Vetëvendosjes: Jemi shumë afër arritjes së marrëveshjes me LDK-në!

27.01.2020

Janë bërë më shumë se 3 muaj që nga mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, ku fituese doli Lëvizja Vetëvendosje duke lënë pas Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Partinë Demokratike të Kosovës (PDK). Menjëherë pas përfundimit të zgjedhjeve kishin filluar takimet mes grupeve punuese të LVV-së dhe LDK-së për […]

Deputeti i Vetëvendosjes: Jemi shumë afër arritjes së marrëveshjes  me LDK-në! Foto: Lëvizja Vetëvendosje

Janë bërë më shumë se 3 muaj që nga mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, ku fituese doli Lëvizja Vetëvendosje duke lënë pas Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Partinë Demokratike të Kosovës (PDK).

Menjëherë pas përfundimit të zgjedhjeve kishin filluar takimet mes grupeve punuese të LVV-së dhe LDK-së për përafrimin e programit qeverisës, ku këto takime rezultuan me sukses.

Ndërsa pas përfundimit të këtyre takimeve kishin filluar takimet mes lidershipit të LVV-së, Albin Kurtit dhe atij të LDK-së, Isa Mustafës për finalizimin e marrëveshjes për bashkëqeverisje, por ende nuk është arritur një gjë e tillë.

Por as javën që lamë pas nuk u shoqërua me ndonjë takim ndërmjet kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa dhe kryetarit të VV-së, Albin Kurti.

Edhe pse takime nuk ka pasur, por kishte vetëm deklarata dhe ‘ultimatume’, por asgjë kontrete në finalizimin e marrëveshjes për bashkëqeverisje.

Ndërsa sot Gazeta Blic ka kontaktuar me deputetin e VV-së Haki Abazi për ta pyetur më gjerësisht se kur do të ketë takim ndërmjet palëve dhe a ka dakordim rreth marrëveshjes përfundimtare.

Abazi shkurt ka theksuar se negociatat po vazhdojnë dhe tashmë pothuajse marrëveshja është arritur.

“Ajo që mund të thuhet me korrektësi është që po vazhdojnë negociatat për përfundimin e marrëveshjes ndërmjet LDK-së dhe LVV-së në realizimin e asaj që është tanimë pothuajse marrëveshje e arritur” ka thënë shkurt Abazi për GazetaBlic.