Deputeti i LDK-së: Po shkoj drejt përmbylljes së suksesshme të përballimit me Covid

Deputeti nga Prizreni i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli ka konfirmuar se është drejtë shërimit të plotë nga Covid-19.

Avdyli përmes një shkrimi në Facebook, ka falënderuar të gjithë personat që janë solidarizuar me të, gjatë kësaj periudhe.

“Sot e fillova një ditë me shumë pak simptoma. Po shkoj drejt përmbylljes së sukseshme të përballimit me Covid. Faliminderit të gjithëve për thirrjet (disa skam mund edhe ti hap), mesazhet, shkrimet e ndryshme. Faliminderit e ju dua të gjithëve . Shpejt edhe do shihemi…💪🤝👋”, ka shkruar ai. 

LEXO EDHE:  Publikohet lista e laboratorëve privatë që do të kryejnë teste për COVID-19, asnjë nga Suhareka!
© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.