Deputeti i LDK-së paralajmëron rikthimin e karantinës nga muaji shtator: Mungesë menaxhimi, vaksinohuni
Ditëve të fundit ka shënuar rritje drastike numri i rasteve me COVID-19 në vendin tonë. Vetëm në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 562 raste të reja me COVID-19, prej tyre 6 raste në Komunën e Suharekës. Pas rritjes drastike të rasteve me COVID-19, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa […]
Ditëve të fundit ka shënuar rritje drastike numri i rasteve me COVID-19 në vendin tonë.
Vetëm në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 562 raste të reja me COVID-19, prej tyre 6 raste në Komunën e Suharekës.
Pas rritjes drastike të rasteve me COVID-19, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen.
Përmes një postimi, deputeti Mustafa ka shkruar se vetëm dje kanë rezultuar 562 raste pozitive me COVID 19, e se thotë që brenda ditësh kjo shifër do të rritet.
“562 raste vetëm sot. Brenda pak ditësh do të arrijë në 1.000 raste në ditë, çdo ditë. 7.000 raste të reja në javë, çdo javë”, shton ai.
I njëjti ka thënë se me ketë ritëm, Qeveria do të detyrohet të marr masa, e mund të shkojmë drejt karantinimit.
“Me këtë ritëm, Qeveria do të detyrohet drejt një niveli karantinimi nga shtatori/tetori. Kjo do të jetë dëmtuese për ekonominë, deri në shkatërrim. Në mungesë menaxhimi, qytetarëve na mbetet vetëm vaksinimi. Ju lutem vaksinohuni”, ka shkruar deputeti Besian Mustafa në Facebook.
Postimi i plotë:
562 raste vetëm sot. Brenda pak ditësh do të arrijë në 1.000 raste në ditë, çdo ditë. 7.000 raste të reja në javë, çdo javë.
Me këtë ritëm, Qeveria do të detyrohet drejt një niveli karantinimi nga shtatori/tetori. Kjo do të jetë dëmtuese për ekonominë, deri në shkatërrim.
Në mungesë menaxhimi, qytetarëve na mbetet vetëm vaksinimi. Ju lutem vaksinohuni!