Deputeti i LDK-së jep shenja se është afër koalicioni me VV-në

25.01.2020

Janë bërë më shumë se 3 muaj që nga mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, ku fituese doli Lëvizja Vetëvendosje duke lënë pas Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Partinë Demokratike të Kosovës (PDK). Ndërsa partia fituese, Lëvizja Vetëvendosje ende nuk ka arritur marrëveshje për bashkëqeverisje me LDK-në, pas shumë […]

Deputeti i LDK-së jep shenja se është afër koalicioni me VV-në Foto: Ilustrim

Janë bërë më shumë se 3 muaj që nga mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, ku fituese doli Lëvizja Vetëvendosje duke lënë pas Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Partinë Demokratike të Kosovës (PDK).

Ndërsa partia fituese, Lëvizja Vetëvendosje ende nuk ka arritur marrëveshje për bashkëqeverisje me LDK-në, pas shumë përpjekjeve në dhjetra takime mes tyre.

Por siç duket takimi i djeshëm mes këtyre dy subjekteve politike ka ndryshuar disa qëndrime dhe se janë afër arritjes së marrëveshjes për bashkëqeverisje.

Ndërsa deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli, po thotë se koalicioni në mes të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës është shumë afër.

Një gjë të tillë Avdyli e thotë duke përmendur reagimet e ashpra që po vijnë nga Partia Socialdemokrate dhe PDK-AAK e NISMA.

Sipas Avdylit ndryshimi që po ndodh në Kosovë po iu dhemb shumë PSD-së e PAN-it.

“Si të shihni që politikanët e PAN-it e PSD-së , dhe të ” pavarurit ” e varur nga ata, të shkruajnë zi e terr e me nervoz ndaj mundësisë së koalcionit VV-LDK, kuptone që puna është mirë. Ndryshimi po iu dhemb shumê”, ka shkruar Avdyli.