Milaim Zeka deklarohet se do të votojë kundër shpërndarjes së Kuvendit

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka ka thënë se do të votojë kundër shpërndarjes së Kuvendit.
Zeka ka thënë se sot pjesa dërrmuese e deputetëve do të votojnë pro, ndërsa ai vet do të votojë kundër shpërndarjes së Kuvendit.
Ai tutje i ka cilësuar këto zgjedhje të pa ndershme dhe se nuk janë nevojitur tani por në pranverën e vitit të ardhshme.
‘Ky ishte parlamenti më i flliqtë, më i ndyte, ndihem i fyer që isha pjesë e kësaj legjistrature’, ka thënë Zeka.