Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ardian Shala, për SuharekaOnline ka treguar arsyet se pse nuk e ka nënshkruar sot mocionin e mosbesimit për rrëzimin e Qeverisë Kurti.

Në një prononcim për SuharekaOnline, deputeti Ardian Shala tha se “Isha që në këtë fazë mos të inicohej mocion mosbesimi ndaj Qeverisë Kurti, deri sa të kalohet gjendja me virusin Covid-19”.

Po ashtu Shala tha se e vlerësoi të ngushtëm dhe të pamatur vendimin e Kryeministrit sa i përket vendimit për lirim nga detyra të ministrit Veliu.

“Ajo që më bëri që mos te jem në mesin e nënshkruesve të mocionit ishte sepse isha kundër asaj që indirekt të vie PDK-ja në pushtet me qeveri teknike apo formë tjeter, për çka votat nga qytetarët kanë qenë për ndryshim këtë mandat, andaj është respektim i votuesve tanë”, shtoi deputeti i LDK-së, Ardian Shala./SuharekaOnline/