Deputetët krenohen me sportistët kosovarë nga do që shkojnë, por nuk e votuan ligjin për t’i ndihmuar ata

Sporti në Kosovë çdo ditë po bën histori. Sukseset e sportistëve tanë janë të pakontestueshme dhe për çdo lavdatë. Edhe pse të tilla këta ‘ambasdorë’ nëpër botë nuk po marrin përkrahje nga shteti.

Hiq më larg se dje deputetët e Kuvendit nuk e votuan amendamentin për sponsorizime për ta.

Me ta krehohen gjithmonë, duartokiten dhe thurren fjalë të mëdha kur sjellin fitore në shtëpinë Kosovë, por sot xhudistët e Driton Kukës, që na rrënqethin trupin nga emocionet u nisën për Lojërat Evropiane në Minsk, të zhgënjyer me deputët tanë, dhe pa përkrahje.

“Sot po nisem në Lojërat Evropiane në Minsk 2019! Ekipi i përgatitur besoj se edhe kësaj radhe do na gëzoj me medalje!
Sporti përkundër sukseseve dje në Parlament nuk mori përkrahjen e duhur për tu finalizuar Ligji për Sponsorisim! Se kemi merituar kështu aspak! Ju që se votuat duhet të flisni publikisht arsyet e juaja,nese keni arsye të qëndrueshme ne jemi gati të ulem e ta diskutojmë por … Leni kauzat politike kur është në pyetje sporti! Kryefjala e shtetësisë së Kosovës është Sporti e dini ju të gjithë kur takoheni me politikanë të huaj me çka lavdëroheni më së shumti”, ka shkruan Driton Kuka, në rrjetin social Facebook.

Të zhgënjyer me deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës janë edhe drejtuesit e futbollit kosovar.

Pas trajnerit të Llapit, Tahir Batatina, ka reaguar edhe tekniku prishtinas, Afrim Tovërlani.

“Kur ka ndeshje turr e ne ‘VIP’ – lozha turr në salla, turr në foto. O të mjerë, o demagoga, o pusa, o mos hajdeni kurrë në sport se jeni mashtrues e rrenca, e s’po dojna sytë me ju pa”, ka shkruar Tovërlani në Facebook, transmeton GazetaMetro.

Edhe pse mbi 60 deputetë ishin të pranishëm në seancë, nuk pati kuorum për ta votuar këtë amendament.

Deputeti Bekim Haxhiu para hedhjes së amendamentit në votim ka thënë se sportistët e vendit të cilët po e bëjnë krenare Kosovën, e meritojnë që të sponsorizohen.

Një gjë të tillë e kanë mbështetur edhe partitë në pozitë dhe opozitë, por që kur erdhi radha e votimit, amendamenti nuk u votua.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.