Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje tërhiqen nga kompenzimi i shpenzimeve të udhëtimit

04.02.2022

Manxhuka përmes një shkrimi ka njoftuar se deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, si shumicë parlamentare, vullnetarisht do të tërhiqen nga kompenzimi i shpenzimeve të udhëtimit dhe njëkohësisht thërrasin edhe deputetët tjerë të aplikojnë të njejtin standard. Gjithashtu, do të kërkojmë nga Kryesia e Kuvendit, rishikimin e vendimit për kompenzimin e deputetëve, ka shkruar Manxhuka. Ne mbetemi […]

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje tërhiqen nga kompenzimi i shpenzimeve të udhëtimit Foto: Ilustrim

Manxhuka përmes një shkrimi ka njoftuar se deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, si shumicë parlamentare, vullnetarisht do të tërhiqen nga kompenzimi i shpenzimeve të udhëtimit dhe njëkohësisht thërrasin edhe deputetët tjerë të aplikojnë të njejtin standard.

Gjithashtu, do të kërkojmë nga Kryesia e Kuvendit, rishikimin e vendimit për kompenzimin e deputetëve, ka shkruar Manxhuka.

Ne mbetemi të përkushtuar në ngritjen e performances së punës së deputetëve, llogaridhënies dhe përgjegjësisë ndaj qytetarëve të Republikës!

Mbrëmë është diskutuar me të madhe shpenzimi i parasë publike nga ana e deputetëve për mbulimin e shpenzimeve të karburantit gjatë periudhës nëntor-dhjetor.

Në mesin e tyre ishin deputetët nga Lëvizja Vetëvendosje që kishin shpenzuar para të në shuma të mëdha për të shkuar në Kuvend.

Reagime të shumta pati për këto shpenzime, ku qytetarët janë shprehur të indinjuar me shpenzimet e mëdha të tyre.