Demi: Më shumë ka qëndruar jashtë vendit Arbëria Nagavci se Donika Gërvalla

09.12.2023

Drejtori i Institutit GAP, Agron Demi, Qeverinë Kurti e ka quajtur qeveri të mbrapsht. Ai ka treguar se nga muaj tetor më shumë ka qëndruar jashtë vendit Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovaconit, Arbërie Nagavci, se Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla. Sipas tij, në një qeveria normale do të duhej të ndodhte […]

Demi: Më shumë ka qëndruar jashtë vendit Arbëria Nagavci se Donika Gërvalla Foto: Ilustrim

Drejtori i Institutit GAP, Agron Demi, Qeverinë Kurti e ka quajtur qeveri të mbrapsht. Ai ka treguar se nga muaj tetor më shumë ka qëndruar jashtë vendit Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovaconit, Arbërie Nagavci, se Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.

Sipas tij, në një qeveria normale do të duhej të ndodhte e kundërta.

Në profilin e tij në Facebook, Demi ka shkruar se për këtë arsyeje Qeveria Kurti nuk ka sjell asnjë njohje deri me tani.

“Qeveri e mbrapshtë: ministrat që duhet me ndejtë e me punu brenda vendit kalojnë më shumë kohë në vizita zyrtare jashtë vendit; kurse Ministrja e Jashtme që e ka për punë me qëndru jashtë vendit merret me aktivitete koti brenda vendit. Sipas lajmeve të publikuara në uebfaqet e MASHT dhe MPJ, nga fillimi i muajit tetor, më shumë ka qëndru jashtë vendit Ministrja e Arsimit se sa Ministrja e Punëve të Jashtme. Për ate kjo qeveri se ka sjellë asnjë njohje, e arsimi vazhdon me degradu. Qeveri e re, praktikë e vjetër e zhvatjes së posteve publike për përfitime personale”, ka shkruar Demi.