Delegacioni i Institutit shëndetësor gjerman “Robert Koch” arrin në Kosovë

Me qëllim të forcimit të kapaciteteve të vendit në luftën kundër COVID-19, në kuadër të bashkëpunimit të ndërsjellë me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Qendra për Mbrojtjen e Shëndetit Ndërkombëtar (ZIG) në Institutin “Robert Koch” kanë dërguar një delegacion në Republikën e Kosovës.

Misioni dyjavor (21 shtator – 03 tetor 2020), është iniciuar dhe organizuar nga Instituti “Robert Koch” në bashkëpunim të ngushtë me Organizatën Botërore të Shëndetësisë dhe Rrjetin Global të Alarmit dhe Reagimit ndaj Shpërthimit (GOARN).

IKSHPK dhe RKI kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi që nga marsi i vitit 2018.

“Ekspertët e RKI duke përfshirë specialistët nga departamenti i Epidemiologjisë së Sëmundjeve Infektive, Qendra e Informacionit për Mbrojtjen e Shëndetit Ndërkombëtar (INIG) e ZIG, Njësia e Shëndetit Publik Mbështetur në Dëshmi e ZIG- e dhe Mbështetja e Laboratorit të Shëndetit Publik e ZIG, përbëjnë pjesën e delegacionit të RKI për të këshilluar në fushat e mbikëqyrjes, epidemiologjisë, komunikimit të rrezikut dhe diagnostikimit laboratorik”, thuhet në njoftim.

“Një mision i fushës për vendosjen e mundshme të një laboratori mobil është integruar në mision. Në bashkëpunim me një konsulent të OBSH-së, stafi i RKI do të kryejë vlerësimin, zbatimin dhe monitorimin e platformës së mbledhjes së të dhënave në terren Go.Data, një projekt i WHO GOARN, në vend”.

Egzon Sadikaj nga Sopija është diagnostifikuar me kancer dhe ka nevojë për ndihmën tuaj

Të nderuar njerëz të vullnetit të mirë, i riu Egzon Sadikaj nga fshati Sopijë e Suharekës është diagnostifikuar me kancer. Shërimi i tij kërkon trajtim jashtë shtetit të Kosovës.

Më tej thuhet se janë planifikuar vlerësime të mëtejshme të Go.Data në fushën e projektit të Mbrojtjes së Shëndetit Global (GHPP) të RKI me Kosovën.

“Sa i përket menaxhimit klinik, qëllimi i misionit është të sigurojë mbështetje dhe këshilla për Ministrinë e Shëndetësisë në Kosovë dhe punëtorët lokalë të kujdesit shëndetësor lidhur me menaxhimin klinik të pacientëve me COVID-19, si dhe për të zbatuar masat e parandalimit dhe kontrollit të infeksionit (IPC).  Për të arritur këtë, ekspertët mjekësorë do të ofrojnë mbështetje për personelin klinik dhe trajnim lidhur me COVID-19 në vendin e punës”, bëhet e ditur në njoftim. 

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.