Delegacioni i landit të Baden-Wurttenberg nga Gjermania, vizituan Komunën e Suharekës

Një delegacion gjerman, i përbërë nga 30 persona, zyrtarë nga landi i Baden-Wurttenberg, sot e kanë vizituar Komunën e Suharekë, të cilët janë pritur nga kryetari i Komunës z.Bali Muharremaj.

Delegacioni gjerman u kryesua nga znj. Zielosko Labonte Kristina-zyrtare e lartë e arsimit në Shtutgart dhe udhëheqëse e programit të shkëmbimit të nxënësve të Gjermanisë dhe Kosovës.

Pjesëmarrës të këtij takimi kanë qenë edhe Imer Lladrovci-Konsull i Përgjithshëm i Kosovës në Shtutgat dhe Blerim Kuçi-deputet i Parlamentit të Kosovës.

Kryetari Muharremaj, së pari i’u ka uruar mirëseardhje delegacionit dhe i ka njoftuar me punët dhe projektet që Komuna e Suharekës po i realizon dhe ka folur edhe për situatën politike në nivel vendi, me theks të veçantë për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës dhe në fund e ka falënderuar shtetit e Gjermanisë, për kontributin e dhënë për Kosovën.

Znj. Zielosko Labonte Kristina, e ka falënderuar kryetarin Muharremaj për pritjen e ngrohtë dhe ka vazhduar më fjalimin e saj duke thënë: “kur ju kemi pyetur juve kryetar se a jeni të gatshëm për bashkëpunim për arsim, ju jeni përgjgjur menjeher me PO, andaj jemi shumë të kënqur”. 

Ndërsa deputeti Kuçi, në fjalën e tij ka thënë: “Komuna e Suharekës është e binjakzuar më Komunën e Felbahut të Gjermanisë dhe kjo Komunë na ofron aktivitete të veçanta për të rinjtë e Komunës sonë, në aspektin kulturor dhe në përgjithësi andaj ju jemi shumë falënderues”.

Pas takimit, delegacioni së bashku me kryetarin Muharremaj kanë vazhduar në aktivitete të tjera në terren duke vizituar shtëpinë e Felbahut në Suharekë etj.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.