Aktuale

Dekretohet struktura e re komanduese të FSK-së, një prej tyre nga Suhareka

Presidenti i vendit Hashim Thaçi, ka dekretuar strukturën e re komanduese të FSK-së, e cila është e para pas shndërrimit të FSK-së në ushtri.

Me Dekret të Presidentit të Republikës së Kosovës, GjeneralBrigade Enver Cikaqi nga Suhareka u gradua në graden GjeneralMajor, i cili u emërua ZëvëndësKomandant i Përgjithshëm i Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Gjeneral Enver Cikaqi u angazhua maksimalisht dhe profesionalisht në avansimin e Ushtrisë së Kosovës drejt NATO-s, i cili është një hap i madh për kombin tonë.

Thaçi thotë se FSK-ja do të jetë e gatshme për t’i shërbyer kultivimit dhe forcimit të paqes në vend dhe botë.

Postimi i plotë i Thaçit në Facebook:
Bazuar në pakon e re ligjore për FSK-në, në cilësinë e Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Sigurisë së Kosovës, sot kam dekretuar strukturën e re komanduese të FSK-së. Pas shndërrimit të FSK-së në një forcë ushtarake multietnike, profesionale dhe të armatosur, me këtë dekret është kompletuar dhe funaksionalizuar kjo strukturë. FSK-ja do të jetë gjithmonë e gatshme për t’i shërbyer kultivimit dhe forcimit të paqes në vend, rajon dhe botë.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.