Dekorohet me mirënjohje humanisti Halil Kastrati

Ndër aktivitetet e shumta, sot kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka pritur në zyrën e tij humanistin nga “Jetimët e Ballkanit”, Halil Kastratin.

Humanisti Halil Kastrati po vazhdon me aktivitetet e tija humanitare për të ndihmuar familjet skamnore dhe jetimët anë e mbanë trojeve shqiptare.

Drejtori i Shoqatës “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati sot është dekoruar me mirënjohje nga Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Veseli ka bërë të ditur që sot është takuar me Kastratin, me ç’rast i ka ndarë edhe një mirënjohje për kontributin e Kastratit në bamirësi.

“Pata kënaqësinë që sot ta pres në Kuvendin e Kosovës humanistin Halil Kastrati, të cilit edhe i ndava një mirënjohje për kontributin e tij të veçantë për bamirësi”, është shprehur i pari i Kuvendit, duke bashkangjitur edhe një imazh nga takimi në fjalë.

Ai është shprehur falendërues ndaj të gjithë bamirësve që po kontribuojnë financiarisht për ndërtimin e këtyre shtëpive.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.