Deklarohet Presidenti Thaçi pas takimit me amerikanët!

Sot, dy liderët e Republikës së Kosovës, Presidenti Thaçi dhe Kryeministri Haradinaj, janë takuar me drejtorin kryesor për Çështje Evropiane në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, John Erath, po ashtu edhe me drejtorin për Ballkan të Këshillit Kombëtar të Sigurisë së SHBA-së, Brad Berkley, ku kanë biseduar rreth tarifës 100%, ndaj mallrave serb.

Thaçi dhe Haradinaj me zyrtarët e lartë të Shtëpisë së Bardhë, John Erath dhe Brad Berkley, kanë biseduar për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për situatën politike në Kosovë dhe rajon, si dhe për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Zyrtarët e lartë të Këshillit Kombëtar të Sigurisë së SHBA-së, John Erath dhe Brad Berkley, kanë ripërsëritur qëndrimin e administratës amerikane se taksa ndaj mallrave serbe duhet të suspendohet me qëllim të vazhdimit të dialogut dhe përpjekjeve për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse Kosovë-Serbi, raporton GazetaBlic.

Presidenti Thaçi i ka siguruar zyrtarët e lartë amerikanë se me asnjë kusht dhe në asnjë rrethanë, Republika e Kosovës nuk do t’i rrezikojë marrëdhëniet ndërshtetërore dhe miqësinë me SHBA-në.

“Institucionet shtetërore duhet të ndërmarrin së më shpejt veprime konkrete në përputhje më këshillat miqësore të SHBA-së. Këto vendime duhet të jenë në funksion të ruajtjes dhe forcimit të bashkëpunimit strategjik me SHBA-në dhe me përkushtimin tonë shtetëror për dialog dhe marrëveshje paqësore”, tha ai.


RAPORTO