Deficiti tregtar shënon rritje për 20.5% në muajin maj, krahasuar me vitin e kaluar

26.06.2023

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon të dhënat lidhur me rrjedhat e eksportit dhe importit për muajin maj 2023 Deficit tregtar është më i lartë për (20.5%) në muajin maj 2023, krahasuar me majin 2022 Të dhënat nga Tregtia e Jashtme të Mallrave në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të larët për […]

Deficiti tregtar shënon rritje për 20.5% në muajin maj, krahasuar me vitin e kaluar Foto: Ilustrim

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon të dhënat lidhur me rrjedhat e eksportit dhe importit për muajin maj 2023

Deficit tregtar është më i lartë për (20.5%) në muajin maj 2023, krahasuar me majin 2022

Të dhënat nga Tregtia e Jashtme të Mallrave në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të larët për (20.5%) në muajin maj 2023, në raport me periudhën e njëjtët të vitit 2022, gjegjësisht në vlerë prej 443,3 milion euro krahasuar me deficitin 367,8 milion euro në vitin 2022. Eksporti mbulon importin (14.4%).

Eksporti i mallrave në muajin maj 2023 kishte vlerën 74,7 milion euro, ndërsa importi 518,1 milion euro, është një rënje prej (1.6%) për eksport si dhe një rritje (16.7%) për import duke krahasuar me periudhën e njëjtë  të vitit 2022.

Sipas të dhënave të grupeve kryesor të eksportit e përbëjnë: (24.3%) metalet bazë dhe artikujt prej tyre, (16.5%) artikuj të ndryshëm të prodhuar, (13.2%) plastikë,gomë dhe artikuj prej tyre, (10.5%) ushqimet e përgatitura,pijet dhe duhani, (7.0%) produktet minerale, (5.1%) tekstil dhe artikuj tekstili, etj.

Ndërsa sipas të dhënave të grupeve kryesor për import e përbëjnë: (13.6) produktet minerale, (12.1%) ushqimet e përgatitura,pijet dhe duhani, (11.7%) makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike,  (10.8%) mjetet e transportit, (10.2%) metalet bazë dhe artikujt prej tyre, (6.9%) produkte të industrisë kimike, (6.3%) plastikë,gomë dhe artikuj prej tyre, etj.

Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së  arritën në 21,8 milion euro, ose rreth (29.2%) e eksporteve të përgjithshme, me një rënje prej (3.0%). Partneret kryesor për eksportin e mallrave në BE janë: Gjermania (9.7%), Italia (4.0%), Holanda (3.1%), etj.

Importet e Kosovës nga vendet e BE-së ishin rreth 215,2 milion euro, ose (41.5%) e importeve të përgjithshme, me një rritje prej (14.1%). Importet me pjesmarje me të lartë ishin nga: Gjermania (13.0%), Greqia (5.6%), Italia (5.6%), etj.

Eksportet e Kosovës me vendet CEFTA-së arritën në 33,1 milion euro, ose (44.3%) të eksporteve  të përgjithshme, me një rritje prej (6.9%). Partner kryesor për eksport nga vendet e CEFTA-së janë: Shqipëria (15.3%),  Maqedonia (14.8%), Serbia (6.9%), Mali i zi (5.9%).

Ndërsa, importet nga vendet e CEFTA-së në muajin maj 2023, arritën në 96,8 milion euro, ose (18.7%) të importeve të përgjithshme, me një rritje prej (16.9%). Vendet me pjesmarje më të lartë për import ishin: Shqipëria (6.8%), Serbia (5.3%), Maqedonia (5.2%).