Daut Haradinaj: U befasova nga veprimi i deputetes Reshitaj, ajo u vetpërjashtua

09.04.2021

Deputetja e AAK-së nga Suhareka, Albena Reshitaj që nga seanca për presidentin ka qenë temë diskutimi për faktin që kishte marrë pjesë në seancë përkundër vendimit të partisë së saj për bojkot. Edhe anëtari i kryesisë së AAK-së, Daut Haradinaj ka komentuar veprimin e saj duke thënë se e kishte dëgjuar përmes mediave. Më tutje […]

Daut Haradinaj: U befasova nga veprimi i deputetes Reshitaj, ajo u vetpërjashtua Foto: Ilustrim

Deputetja e AAK-së nga Suhareka, Albena Reshitaj që nga seanca për presidentin ka qenë temë diskutimi për faktin që kishte marrë pjesë në seancë përkundër vendimit të partisë së saj për bojkot.

Edhe anëtari i kryesisë së AAK-së, Daut Haradinaj ka komentuar veprimin e saj duke thënë se e kishte dëgjuar përmes mediave. Më tutje Haradinaj ka thënë se me këtë veprim ajo u vetpërjashtua nga partia.

Këto komente Haradinaj i ka bërë në T7 duke shtuar se ajo ka qenë një deputete që është angazhuar dhe se jam befasuar nga veprimi i saj.

Nuk e di që është përjashtuar. E di që kanë pasur tendenca që të marrin numra më të mëdhenj prej opozitës. Rastin e saj e kam parë në televizor.

“Nuk kam marrë pjesë në asnjë takim. nuk jam pjesë e Kryesisë në fakt. E kemi një organ brenda Aleancës që tregon për hapat e mëtejshëm. Nuk ka rëndësi, ajo u vetpërjashtua vetë. Ka qenë një deputete që është angazhuar” ka thënë ai.