Daut Haradinaj: “Kosova nuk ka qenë kurrë zemra e Serbisë, por zemra e secilit shqiptar”
14.07.2026
Ish-deputeti, Daut Haradinaj, ka reaguar përmes një postimi në Facebook ndaj deklaratave që, sipas tij, paraqesin qasje të trashëguar nga periudha e regjimit të Sllobodan Millosheviçit.
Haradinaj ka shkruar se Kosova “kurrë nuk ka qenë zemra e Serbisë”, duke theksuar se ajo është pjesë e identitetit kombëtar shqiptar dhe simbol i lirisë.
“Kosova ka qenë dhe mbetet fundi i Serbisë dhe kapitullimi i saj”, ka deklaruar Haradinaj, duke shtuar se një gjuhë e tillë, sipas tij, vetëm sa e forcon vetëdijen kombëtare dhe gatishmërinë për mbrojtjen e shtetit të Kosovës.
“Kosova është zemra e secilit shqiptar”, ka përfunduar Haradinaj në postimin e tij.
