Herolind Bytyçi
12.04.2019, 10:40

Dardan Molliqaj: Glauk Konjuca punoi në SHIK gjatë vitit 2000-2001, paguhej 150 marka

Gjatë seancës parlamentare të Kuvendit të Kosovës, Dardan Molliqaj ka thënë se Konjfuca ka shërbyer në SHIK nga viti 2001 dhe ka marr një pagë prej 150 marka.

“Sektori në të cilin ka punuar ka qenë përpunimi i të dhënave. Vet letrat që kanë ardh prej tereni tregojnë këtë, një prej letrave ishte me të dhënat që vinin nga Lugina se kush ku po ndalet.

 Arsyeja e largimit të Glaukut nga SHIK-u ishte paga e ultë dhe pastaj vazhdoi dika tjetër. Këto dhe shumë të tjera tregojnë se Glauk Konjufca ka qenë pjesëtar i Shërbimit Informativ të Kosovës.

Glauk e di që nuk të mbron Kadria, as njerëzit tjerë të SHIK-ut. Glauk shokët tu janë përkujdes që ta lëshojnë Burdushin nga burgu, por janë dhjetëra deputetë që e dinë që ke qenë në SHIK.