Dalin pensionet në llogaritë bankare por ende me projektbuxhetin e vjetër

25.01.2019

Edhe pse Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se ky vit do të jetë vit i ekonomisë, por këtë muaj të gjitha kategorive të pensionistëve i’u kanë vonuar pensionet, por Ministri i Financave, Bedri Hamza e bëri të ditur se sot janë ekzektuar të gjitha pensionet e të gjitha kategorive pensionale. Këtë njoftim e […]

Dalin pensionet në llogaritë bankare por ende me projektbuxhetin e vjetër Foto: Ilustrim

Edhe pse Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se ky vit do të jetë vit i ekonomisë, por këtë muaj të gjitha kategorive të pensionistëve i’u kanë vonuar pensionet, por Ministri i Financave, Bedri Hamza e bëri të ditur se sot janë ekzektuar të gjitha pensionet e të gjitha kategorive pensionale.

Këtë njoftim e bëri të ditur vetë ministri i financave duke thënë për gazetën “blic” shkurtimisht se sot të gjitha pensionet janë ekzekutuar për të gjitha kategoritë pensionale.

Megjithatë, pavarësisht që kanë dalur pensionet në llogaritë bankare, pensioni i muajit janar ishte i paraparë që të ishte me rritje nga 15 deri në 20 për qind duke konsideruar pagën bazë.

Por, nuk kanë dalur pensionet e muajit janar me rrritje sepse projektbuxheti për vitin 2019 ende nuk është miratuar.

Siç është bërë e ditur, se momentin që miratohet projektbuxheti i vitit 2019 pensionistët që e marrin pensionin duke filluar nga 75 euro, me projektbuxhetin e ri i bie që pensioni të bëhet me rritje 90 euro, ndërsa pensionistët që ishin kontribut- pagues nga shuma prej 230 euro, ata në projektbuxhetin e ri do të marrin 34 euro më shumë.