Dalin pensionet me rritje në xhirollogaritë bankare

22.02.2019

Pagesat për pensionistët sot kanë dalë me rritje, ka njoftuar ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica. “Sot i procesuam për pagesë pensionet me rritje prej 20%, për kategoritë e pensionit bazë, pensionit familjar, pensionit invalidor të punës dhe pensionet e parakohshme të Trepçës, si dhe pensionet kontributive me rritje prej 15%, duke përfshirë […]

Dalin pensionet me rritje në xhirollogaritë bankare Foto: Ilustrim

Pagesat për pensionistët sot kanë dalë me rritje, ka njoftuar ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica.

“Sot i procesuam për pagesë pensionet me rritje prej 20%, për kategoritë e pensionit bazë, pensionit familjar, pensionit invalidor të punës dhe pensionet e parakohshme të Trepçës, si dhe pensionet kontributive me rritje prej 15%, duke përfshirë edhe pagesën retroaktive të muajit janar”, njofton Reçica në Facebook.

Reçica ka shtuar se mbetet i përkushtuar që edhe në vijim, brenda mundësive buxhetore të vazhdojnë me rritjen e pensioneve edhe për kategoritë tjera të përfituesve të skemave sociale dhe pensionale, transmeton RTK.