Fillojnë të dalin pagesat prej 170 € nga Pakoja Emergjente

10.08.2020

Të shtunën përmes një njoftimi ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka bërë të ditur se që nga sot fillon ekzekutimi i mjetet nga Pakoja Emergjente. Ajo ka thënë se për këtë, në ministrinë e Financave është duke u punuar pa orar dhe nga java e ardhshme do të ekzekutohen të gjitha mjetet për muajt e […]

Fillojnë të dalin pagesat prej 170 € nga Pakoja Emergjente Foto: Ilustrim

Të shtunën përmes një njoftimi ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka bërë të ditur se që nga sot fillon ekzekutimi i mjetet nga Pakoja Emergjente.

Ajo ka thënë se për këtë, në ministrinë e Financave është duke u punuar pa orar dhe nga java e ardhshme do të ekzekutohen të gjitha mjetet për muajt e papaguar.

“Ministria e Financave nga e hëna do të nisë ekzekutimin e pagesave për qytetarët dhe bizneset për muajt e papaguar” kishte thënë Bajrami.

Sot disa qytetarë kanë filluar të pranojnë konfirmimin nga bankat për kreditimin e mjeteve në vlerë prej 170€.

“Ju kërkojmë falje qytetarëve dhe bizneseve për vonesat pasi ishte pamundshme të kryheshin pagesat pa u rishikuar buxheti” kishte njoftuar ndër tjera Bajrami.