Dalin në pah pasojat e para nga Amerika, për mospezullimin e taksës

14.02.2019

Presioni që po i bëhet, liderëve shtetëror nga Amerika për pezullimin e taksës, ka bërë që të dalin në pah disa pasoja, si në fillim refuzimi i vizës amerikane për kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, po ashtu edhe refuzimi i vizitës në shtetin e Kosovës ga komandanti i Gardës Kombëtare të IOWA-s gjeneral major Timothy […]

Dalin në pah pasojat e para nga Amerika, për mospezullimin e taksës Foto: Ilustrim

Presioni që po i bëhet, liderëve shtetëror nga Amerika për pezullimin e taksës, ka bërë që të dalin në pah disa pasoja, si në fillim refuzimi i vizës amerikane për kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, po ashtu edhe refuzimi i vizitës në shtetin e Kosovës ga komandanti i Gardës Kombëtare të IOWA-s gjeneral major Timothy Orr, këto janë pasojat e para për Kosovën për shkak të mospezullimit të taksës 100% ndaj mallrave serb.

Çështja e pezullimit të taksës i përkohshëm, thuhet nga analistët politikë, se kur të dërgohet platforma për dialog në Kuvend, aty do të jetë edhe mundësia për shqyrtimin e taksës, raporton “Zëri”.

Pezullimi i taksës ndaj mallrave serb është duke u bërë presion nga SHBA-të për këtë çështje, por kryeministri Haradinaj nuk po zmbrapset nga ky vendim që e mori ai, e cila hyri në fuqi që nga muaji Nëntor.

Ndërsa, liderët shtetërorë përsëri kanë pranuar një letër nga zyrtarët e lartë të SHBA-së, ku thuhet çartë se kërkohet pezullimi i taksës, nëse nuk bëhet pezullimi i taksës atëherë, nuk do ti kemi marrëdhëniet e mira, siç i kemi pasur deri më tani.