Daka: Vendimi i presidentes për shkarkim ishte i përgatitur më herët

15.06.2021

Ish-kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka përmes një konference për media ka reguar lidhur me shkarkimin që i bëri presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Daka shkarkimin e saj nga presidentja Osmani e ka quajtur vendim jo kushtetues. Poashtu ish-kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka thënë se vendimi i presidentes Vjosa Osmani ishte […]

Daka: Vendimi i presidentes për shkarkim ishte i përgatitur më herët Foto: Ilustrim

Ish-kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka përmes një konference për media ka reguar lidhur me shkarkimin që i bëri presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Daka shkarkimin e saj nga presidentja Osmani e ka quajtur vendim jo kushtetues.

Poashtu ish-kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka thënë se vendimi i presidentes Vjosa Osmani ishte i përgatitur më herët.

Ndër tjerash ajo bëri të ditur se para të shkarkohej është thirrur nga presidentja dhe i është kërkuar të japë dorëheqje në këmbim të një mirënjohjeje.

Ky vendim i presidentes shihet qartë se ishte përgatitur në herët dhe këtë e dëshmon edhe emërimi brenda pak minutash i kryetarit të ri. Ajo ka kërkuar që të jap dorëheqje në këmbim të falënderimeve publike“, ka deklaruar Daka.

Gjithashtu ajo ka bërë me dije se do t’i shqyrtojë të gjitha mundësitë ligjore për ta kërkuar të drejtën e saj.