COVID-19, nga e diela Gjermania kërkon test negativ për ata që udhëtojnë nga Kosova

Ambasada Gjermane në Prishtinë ka njoftuar për rregullat e reja të cilat vlejnë për personat që ia mësyjnë Gjermanisë.

Përmes një njoftimi, nga kjo Ambasadë kanë bërë të ditur se nga data 23 janar pas mesnate (rrjedhimisht nga data 24 janar, ora 00:00), udhëtarët nga mosha gjashtë vjeç e tutje të cilët para udhëtimit hyrës në Gjermani kanë qëndruar në një rajon me incidencë të lartë, ku bën pjesë edhe Kosova, ose në një rajon me variante të virusit, duhet që gjatë udhëtimit hyrës të mbajnë me vete dëshmi të testimit negativ për COVID-19.

Po ashtu, udhëtarët të cilët në 10 ditët e fundit para udhëtimit në Gjermani kanë qëndruar në një rajon tjetër me rrezikshmëri duhet që më së voni 48 orë para udhëtimit hyrës të bëjnë një testim për COVID-19.

“Testi duhet të jetë bërë më së shumti 48 orë para udhëtimit (koha e marrjes së mostrës)”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Instituti gjerman, “Robert Koch”, ka njoftuar se shteti gjerman Kosovën e ka futur në listën e zonave me incidencë të lartë, masë kjo që do të hyjë në fuqi nga data 24 janar e këtij viti. Kosova veçse ka qenë zonë e rrezikut për shtetin gjerman nga 15 qershori.

Fakti se Kosova është kategorizuar si “Rajon me incidencë të lartë” do të thotë se në momentin e udhëtimit hyrës për në Gjermani duhet të paraqitet një dëshmi për një testim negativ për COVID-19. Testi mund të jetë i vjetër bërë më së shumti 48 orë para udhëtimit. Testi mund nuk të bëhet më vonë pas udhëtimit hyrës.

Për të gjitha rregullat e shtetit gjerman për shtetasit kosovarë, mund t’i gjeni duke klikuar në linkun në vijim.

Link: https://pristina.diplo.de/xk-sq/service/visa-einreise/-/2326698

RAPORTO