COVID-19 në Kosovë, mbi 8 mijë raste aktive dhe 1.608 viktima

02.03.2021

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë ditës marte janë konfirmuar 467 raste të reja me COVID-19. IKSHPK-ja ka njoftuar se në Komunën e Suharekës janë idenfitikuar 13 raste të reja me COVID-19, shkruan SuharekaOnline. Gjithashtu, janë shëruar 214 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 60.063 raste, […]

COVID-19 në Kosovë, mbi 8 mijë raste aktive dhe 1.608 viktima Foto: Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë ditës marte janë konfirmuar 467 raste të reja me COVID-19.

IKSHPK-ja ka njoftuar se në Komunën e Suharekës janë idenfitikuar 13 raste të reja me COVID-19, shkruan SuharekaOnline.

Gjithashtu, janë shëruar 214 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 60.063 raste, kurse numri i rasteve aktive është 8.026.

Ndërsa, numri total i rasteve pozitive është 69.697 raste nga 310.246 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.608 raste të vdekjes.

Rastet tjera pozitive janë nga komunat: Prishtinë 188 raste, Pejë 42 raste, Ferizaj 29 raste, Podujevë 25 raste, Prizren 24 raste, Gjakovë 21 raste, Mitrovicë 20 raste, Fushë-Kosovë 16 raste, Gjilan 16 raste, Lipjan 10 raste, Kamenicë 8 raste, Kaçanik 8 raste, Viti 8 raste, Vushtrri 8 raste, Shtime 6 raste, Drenas 5 raste, Istog 5 raste, Rahovec 4 raste, Deçan 3 raste, Klinë 3 raste, Dragash 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë, Obiliq dhe Skenderaj.