COVID-19 në Kosovë, mbi 8 mijë raste aktive dhe 1.616 viktima

03.03.2021 / Lajme
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë ditës së martë janë identifikuar 488 raste pozitive me COVID-19, shifër kjo më e larta që nga fillimi i vitit 2021.
IKSHPK-ja ka bërë të ditur se në Komunën e Suharekës janë identifikuar 5 raste të reja me COVID-19 dhe ka raportuar për një viktimë të moshës 87 vjeç, shkruan SuharekaOnline.
Rastet pozitive me COVID-19 në Komunën e Suharekës janë identifikuar në këto vendbanime: Peqan (1) dhe Suharekë (4).
Gjithashtu gjatë ditës së martë janë shëruar 270 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 60.333 raste, kurse numri i rasteve aktive është 8.236.
Ndërsa, numri total i rasteve pozitive është 70.185 raste nga 313.132 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.616 raste të vdekjes.
Rastet tjera pozitive janë nga këto komuna: Prishtinë 285 raste, Gjilan 47 raste, Fushë-Kosovë 35 raste, Gjakovë 20 raste, Pejë 17 raste, Kamenicë 11 raste, Lipjan 11 raste, Prizren 11 raste, Deçan 6 raste, Drenas 6 raste, Malishevë 4 raste, Rahovec 4 raste, Viti 4 raste, Ferizaj 3 raste, Klinë 3 raste, Skenderaj 3 raste, Istog 2 raste, Kaçanik 2 raste, Mitrovicë 2 raste, Novobërdë 2 raste, Obiliq 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë, Podujevë dhe Vushtrri.
IKSHPK-ja ka apeluar tek të githë qytetarët e vendit që të respektohen masat anti-COVID.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë gjithashtu ka rekomanduar:
- Të qëndrohet në shtëpi, dhe dalja të jetë vetëm për nevoja të domosdoshme;
- Ndalimi rigoroz i takimeve me njerëz me të cilët nuk jetoni në bashkësi, pos për qëllime specifike;
- Ndalimi rigoroz i tubimeve;
- Respektimi rigoroz i masave kufizuese në aktivitetet publike;
- Kufizimi i punës për veprimtaritë jo-esenciale dhe vend-ngjarjet duke redukuar edhe kohën e punës gjatë ditës.
Të fundit
1 orë më parë / Lajme
Qeveria ndan 6 milionë euro për bizneset e prekura nga masat e fundit anti-COVID7 orë më parë / Lajme
Hoxhaj: 1 muaj qeverisje pa plan! Për ti luftuar dështimet Kurti po i përndjek mediat