COVID-19 në Kosovë, mbi 7 mijë raste aktive dhe 1.592 viktima

27.02.2021

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka bërë të ditur se gjatë ditës së premte janë konfirmuar edhe 445 raste të reja me COVID-19 dhe ka raportuar për 5 viktima nga ky virus. IKSHPK-ja ka njoftuar se në Komunën e Suharekës janë identifikuar 7 raste pozitive me COVID-19 dhe ka raportuar për një viktimë […]

COVID-19 në Kosovë, mbi 7 mijë raste aktive dhe 1.592 viktima Foto: Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka bërë të ditur se gjatë ditës së premte janë konfirmuar edhe 445 raste të reja me COVID-19 dhe ka raportuar për 5 viktima nga ky virus.

IKSHPK-ja ka njoftuar se në Komunën e Suharekës janë identifikuar 7 raste pozitive me COVID-19 dhe ka raportuar për një viktimë të moshës 80 vjeç, shkruan SuharekaOnline.

Që nga muaji mars i vitit të kaluar, ku edhe janë konfirmuar rastet pozitive me COVID-19 deri më sot numri total i rasteve pozitive është 68.351, prej tyre mbi 1150 janë nga Komuna e Suharekës.

Gjithashtu, gjatë ditës së premte janë shëruar 264 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 59.438.

Ndërsa, numri i rasteve aktive me këtë virus në vendin tonë është 7.321 dhe deri më tani numri i viktimave ka arritur në 1.592.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë vazhdimisht është duke bërë thirrje për qytetarët e vendit që të respektojnë masat anti-COVID.