COVID-19 në Kosovë, mbi 7 mijë raste aktive dhe 1.587 viktima

COVID-19 në Kosovë, mbi 7 mijë raste aktive dhe 1.587 viktima

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë ditës së enjte janë konfirmuar 437 raste pozitive me COVID-19 dhe ka raportuar për 5 viktima.

IKSHPK-ja ka bërë të ditur se gjatë ditës së enjte në Komunën e Suharekës janë identifikuar 4 raste pozitive me COVID-19, shkruan SuharekaOnline.

Vendbanimet e rasteve të djeshme janë: Reshtan (1), Samadraxhë (1) dhe Suharekë (2).

Gjithashtu, janë shëruar 255 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 59.174 raste, kurse numri i rasteve aktive është 7.145.

Ndërsa numri total i rasteve pozitive është 67.906 raste nga 297.628 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.587 raste të vdekjes.

IKSHPK-ja poashtu ka apeluar tek të gjithë qytetarët për respektimin e masave anti-COVID.

RAPORTO