COVID-19 në Kosovë, mbi 66 mijë të shëruar dhe 11.736 raste aktive

19.03.2021

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë ditës së enjte janë konfirmuar 704 raste pozitive me COVID-19 dhe janë regjistruar 5 viktima nga ky virus. IKSHPK-ja ka bërë të ditur se gjatë ditës së enjte në Komunën e Suharekës janë identifikuar 9 raste të reja me COVID-19, shkruan SuharekaOnline. Vendbanimet e […]

COVID-19 në Kosovë, mbi 66 mijë të shëruar dhe 11.736 raste aktive Foto: Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë ditës së enjte janë konfirmuar 704 raste pozitive me COVID-19 dhe janë regjistruar 5 viktima nga ky virus.

IKSHPK-ja ka bërë të ditur se gjatë ditës së enjte në Komunën e Suharekës janë identifikuar 9 raste të reja me COVID-19, shkruan SuharekaOnline.

Vendbanimet e 9 rasteve pozitive me COVID-19 në Komunën e Suharekës janë: Greikoc (2), Krushicë e Poshtme (1), Samadraxhë (1), Peqan (1), Sopijë (1), Studençan (1) dhe Suharekë (2).

Gjithashtu, janë shëruar 342 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 66.321 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.736

Ndërsa, numri total i rasteve pozitive është 79.793 raste nga 370.865 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.736 raste të vdekjes.