COVID-19 në Kosovë, mbi 6 mijë raste aktive dhe 1.558 viktima

19.02.2021

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka bërë të ditur se gjatë ditës së enjte janë konfirmuar 285 raste pozitive me COVID-19 dhe janë raportuar 5 viktima. IKSHPK-ja ka njoftuar se në Komunën e Suharekës janë identifikuar 4 raste të reja dhe ka raportuar për një viktimë të moshës 84 vjeç, shkruan SuharekaOnline. Gjithashtu, […]

COVID-19 në Kosovë, mbi 6 mijë raste aktive dhe 1.558 viktima Foto: Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka bërë të ditur se gjatë ditës së enjte janë konfirmuar 285 raste pozitive me COVID-19 dhe janë raportuar 5 viktima.

IKSHPK-ja ka njoftuar se në Komunën e Suharekës janë identifikuar 4 raste të reja dhe ka raportuar për një viktimë të moshës 84 vjeç, shkruan SuharekaOnline.

Gjithashtu, janë shëruar 319 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 56.974 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.818.

Numri total i rasteve pozitive është 65.350 raste nga 277.356 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.558 raste të vdekjes.

Ndërsa, rastet tjera pozitive janë nga komunat: Prishtinë 123 raste, Gjakovë 22 raste, Pejë 22 raste, Podujevë 17 raste, Vushtrri 12 raste, Lipjan 11 raste, Fushë-Kosovë 9 raste, Mitrovicë 9 raste, Rahovec 9 raste, Gjilan 8 raste, Viti 7 raste, Deçan 5 raste, Prizren 5 raste, Drenas 4 raste, Obiliq 4 raste, Dragash 3 raste, Istog 3 raste, Kamenicë 3 raste, Klinë 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Malishevë dhe Skenderaj.