COVID-19 në Kosovë, mbi 6 mijë raste aktive dhe 1.523 viktima

08.02.2021

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë ditës së dielë janë konfirmuar 249 raste të reja me COVID-19. IKSHPK-ja ka njoftuar se gjatë ditës së dielë në Komunën e Suharekës janë identifikuar 3 raste të reja me COVID-19. Vendbanimet e rasteve të djeshme në Komunën e Suharekës janë: Studençan një rast […]

COVID-19 në Kosovë, mbi 6 mijë raste aktive dhe 1.523 viktima Foto: Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë ditës së dielë janë konfirmuar 249 raste të reja me COVID-19.

IKSHPK-ja ka njoftuar se gjatë ditës së dielë në Komunën e Suharekës janë identifikuar 3 raste të reja me COVID-19.

Vendbanimet e rasteve të djeshme në Komunën e Suharekës janë: Studençan një rast dhe dy raste në Suharekë, shkruan SuharekaOnline.

Gjithashtu, dje janë shëruar 274 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 54.042 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.693.

Ndërsa, numri total i rasteve pozitive është 62.258 raste nga 249.775 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.523 raste të vdekjes.