COVID-19 në Kosovë, mbi 6.800 raste aktive dhe 1.579 viktima

COVID-19 në Kosovë, mbi 6.800 raste aktive dhe 1.579 viktima
Çlirim Gashi

24.02.2021 / Lajme

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka bërë të ditur se gjatë ditës së marte janë konfirmuar 368 raste pozitive me COVID-19 dhe janë raportuar 4 viktima.

IKSHPK-ja ka njoftuar se në Komunën e Suharekës janë identifikuar 5 raste të reja, shkruan SuharekaOnline.

Gjithashtu, janë shëruar 241 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 58.600 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.829.

Numri total i rasteve pozitive është 67.008 raste nga 291.847 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.579 raste të vdekjes.

Ndërsa rastet tjera pozitive janë nga komunat: Prishtinë 211 raste, Gjilan 30 raste, Fushë-Kosovë 25 raste, Lipjan 15 raste, Ferizaj 14 raste, Pejë 12 raste, Obiliq 10 raste, Podujevë 9 raste, Gjakovë 5 raste, Graçanicë 5 raste, Mitrovicë 4 raste, Shtime 4 raste, Vushtrri 4 raste, Kamenicë 3 raste, Viti 3 raste, Prizren 2 raste, Skenderaj 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Drenas, Istog, Kaçanik dhe Shtërpcë.

LEXO EDHE:  Një rast i ri me COVID-19 në Suharekë, një i vdekur dhe 110 raste në tërë Kosovën

Nga tani në Physio Cure Clinic edhe trajtim i rrudhave, pikave të zeza dhe gjithçka për fytyrën tuaj

Pastrimi i fytyrës shërben për mirëmbajtjen e shëndetit të lëkures, kryerjen normale të funksioneve të qelizave si dhe ndriçimin e...

Lexo më shumë

Të fundit