COVID-19 në Kosovë, mbi 5 mijë raste aktive dhe 1.410 viktima

18.01.2021

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se të dielën janë regjistruar 353 raste të reja me COVID-19, duke e arritur numrin total të rasteve pozitive në 55.851. Gjithashtu gjatë ditës së dielë janë regjistruar edhe 5 viktima nga COVID-19, duke e arritur numrin total të viktimave në 1.410. IKSHPK-ja ka njoftuar se […]

COVID-19 në Kosovë, mbi 5 mijë raste aktive dhe 1.410 viktima Foto: Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se të dielën janë regjistruar 353 raste të reja me COVID-19, duke e arritur numrin total të rasteve pozitive në 55.851.

Gjithashtu gjatë ditës së dielë janë regjistruar edhe 5 viktima nga COVID-19, duke e arritur numrin total të viktimave në 1.410.

IKSHPK-ja ka njoftuar se gjatë ditës së dielë në Komunën e Suharekës janë identifikuar 2 raste të reja me COVID-19, shkruan SuharekaOnline

Ndërsa, gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 279 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 49.269 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.172.