COVID-19 në Kosovë, mbi 26 mijë raste aktive e 2,557 viktima

03.09.2021

Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Institutin Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 1,612 raste pozitive me COVID-19. Brenda 24 ore janë regjistruar 32 raste të vdekjes nga COVID-19 në vendin tonë. Po ashtu, janë shëruar 2.460 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të […]

COVID-19 në Kosovë, mbi 26 mijë raste aktive e 2,557 viktima Foto: Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Institutin Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 1,612 raste pozitive me COVID-19.

Brenda 24 ore janë regjistruar 32 raste të vdekjes nga COVID-19 në vendin tonë.

Po ashtu, janë shëruar 2.460 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 119.471.

Ndërsa, në total numri i rasteve aktive është 26.524..

Numri total i rasteve pozitive është 148,492 raste nga 1,008,846 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2,557 raste të vdekjes.