COVID-19 në Kosovë, mbi 13 mijë raste aktive dhe 963 viktima

27.11.2020

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë dje ka njoftuar se në të gjithë vendin janë kryer 1,903 testime prej të cilave 775 kanë rezultuar pozitive me COVID-19. Dje, IKSHPK-ja në Komunën e Suharekës ka identifikuar 9 raste të reja me koronavirus dhe ka raportuar për një viktim të moshës 77 vjeç, shkruan SuharekaOnline. Gjithashtu, […]

COVID-19 në Kosovë, mbi 13 mijë raste aktive dhe 963 viktima Foto: Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë dje ka njoftuar se në të gjithë vendin janë kryer 1,903 testime prej të cilave 775 kanë rezultuar pozitive me COVID-19.

Dje, IKSHPK-ja në Komunën e Suharekës ka identifikuar 9 raste të reja me koronavirus dhe ka raportuar për një viktim të moshës 77 vjeç, shkruan SuharekaOnline.

Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 553 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 22,690 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13,375.

Që nga marsi kur në Kosovë u regjistruan rastet e para me virusin Korona deri më tani numri total i rasteve pozitive është 37.028 raste nga 137.872 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 963 raste të vdekjes.