COVID-19 në Kosovë, mbi 13 mijë raste aktive dhe 1,040 viktima

03.12.2020

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se të mërkurën janë identifikuar 555 raste të reja me COVID-19. IKSHPK-ja ka njoftuar se në Komunën e Suharekës janë identifikuar 12 raste të reja me COVID-19 dhe është raportuar për një viktimë, njofton SuharekaOnline. Venbanimet e rasteve të reja me koronavirus janë: Dobërdelan (1), Duhël […]

COVID-19 në Kosovë, mbi 13 mijë raste aktive dhe 1,040 viktima Foto: Members of the University Clinical Center of Kosovo in protective gear walk past a sign reading "Ambulance For Coronavirus" at the University Clinical Center of Kosovo in Pristina on March 14, 2020. - Kosovo reported its first coronavirus (COVID-19) case on March 13, 2020, in a 22-year-old Italian woman and a 77-year-old Kosovar man, both recently returned from Italy. (Photo by Armend NIMANI / AFP)

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se të mërkurën janë identifikuar 555 raste të reja me COVID-19.

IKSHPK-ja ka njoftuar se në Komunën e Suharekës janë identifikuar 12 raste të reja me COVID-19 dhe është raportuar për një viktimë, njofton SuharekaOnline.

Venbanimet e rasteve të reja me koronavirus janë: Dobërdelan (1), Duhël (1), Greikoc (1), Leshan (2), Mushtisht (1), Semetisht (1), Studençan (1) dhe Suharekë (4).

Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 324 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 25,910 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13,722.

Ndërsa, numri total i rasteve pozitive është 40.672 raste nga 146.703 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.040 raste të vdekjes.